Përdorimi i pajisjes tuaj me një sistem infoargëtues të makinës
Lidhni pajisjen tuaj me një sistem makine të certifikuar infoargëtues MirrorLink™ duke
përdorur një kabllo USB për të përdorur, për shembull, një aplikacion navigimi ose për të
riprodhuar muzikën nga pajisja juaj gjatë udhëtimit. Kur lidheni, mund të navigoni tek
aplikacionet me anën e kontrolleve të sistemit infoargëtues të makinës.
Disa aplikacione mund të mos jenë të disponueshme gjatë lidhjes MirrorLink™. Gjithashtu, të
dhënat e mbrojtura, të tilla si videot që janë të mbrojtura rreptësisht me Menaxhimin e të
Drejtave Dixhitale (DRM), nuk bëhen të disponueshme me anë të MirrorLink™.
Për të lidhur pajisjen tuaj me një sistem infoargëtues të makinës
•
Lidheni pajisjen tuaj me sistemin infoargëtues të makinës me anë të një kablloje
USB. Ekrani i pajisjes tuaj shfaqet në ekranin e sistemit infoargëtues.
Do t'ju duhet ta nisni me dorë MirrorLink™, nëse lidhja midis pajisjes tuaj dhe sistemit
infoargëtues nuk vendoset automatikisht.
137
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të nisur MirrorLink™ me dorë
1
Sigurohuni se pajisja juaj është e lidhur me sistemin e argëtimit e informacionit të
makinës duke përdorur një kabllo USB.
2
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
3
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Lidhja e pajisjes > MirrorLink™.
4
Trokitni lehtë mbi
Nis MirrorLink™ dhe pastaj trokitni lehtë mbi OK.
5
Nëse lidhja ende dështon, trokitni lehtë mbi
Adresa e rrjetit për të kaluar tek një
adresë tjetër e rrjetit (në rast se i njëjti rrjet është duke u përdorur nga shërbime të
tjera si Bluetooth® dhe Wi-Fi), dhe pastaj provojeni përsëri.