Gjetja e numrit të identifikimit të pajisjes tuaj
Pajisja juaj ka një numër unik ID (identifikimi). Në pajisjen tuaj, ky numër quhet IMEI
(Identiteti Ndërkombëtar i Pajisjes Celulare). Duhet ta ruani një kopje të këtij numri. Mund
ta kërkoni atë, për shembull, kur qaseni në shërbimin e mbështetjes Xperia™ Care dhe ju
duhet të regjistroni pajisjen tuaj. Gjithashtu, nëse ju vidhet pajisja, disa ofrues të rrjeteve
mund ta përdorin këtë numër për të ndaluar qasjen e pajisjes në rrjet në shtetin tuaj.
18
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të parë numrin tuaj IMEI
1
Hiqni mbulesën për mbajtësin e kartës nano SIM.
2
Futni majën e një kapëse të papalosur të letrave (ose një objekt të ngjashëm me
një majë të gjatë, të hollë) në vrimë në sirtarin e etiketës, pastaj tërhiqni sirtarin për
jashtë për të parë numrin tuaj IMEI.
Për të parë numrin IMEI, gjithashtu mund të hapni formuesin e numrit të telefonit në pajisjen
tuaj dhe të futni
*#06#*
.
Për të parë numrin IMEI nëpërmjet cilësimeve të pajisjes
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Informacion mbi telefonin > Gjendja >
Informacioni i IMEI-t.