Sony Xperia Z3 Compact - NFC

background image

NFC

Përdorni komunikimet Near Field Communication (NFC) për të bashkëndarë të dhënat

me pajisjet e tjera, si p.sh. një video, foto, adresë të faqes në ueb, skedar të muzikës ose

kontakt. Gjithashtu mund të përdorni NFC-në për të skanuar etiketat që ju japin më

shumë informacion në lidhje me një produkt ose shërbim, si dhe etiketat që aktivizojnë

disa funksione në pajisjen tuaj.

128

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

NFC-ja është një teknologji pa tel me një rreze maksimale prej një centimetër, kështu që

pajisjet që bashkëndajnë të dhënat duhet të mbahen pranë njëra-tjetrës. Para se të

përdorni NFC-në, duhet së pari të aktivizoni funksionin e NFC-së, dhe ekrani i pajisjes

tuaj duhet të jetë aktiv.

NFC-ja mund të mos jetë e disponueshme në të gjitha shtetet dhe/ose rajonet.

Për të aktivizuar funksionin NFC

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë

Cilësimet > Më shumë.

3

Trokitni lehtë te çelësi aktiv-joaktiv pranë

NFC.

Për të bashkëndarë një kontakt me një pajisje tjetër duke përdorur NFC

1

Sigurohuni që të dyja pajisjet kanë funksionin NFC të aktivizuar, dhe që të dyja

ekranet janë aktive.

2

Për të parë kontaktet, shkoni tek Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi dhe pastaj

trokitni lehtë mbi .

3

Trokitni lehtë mbi kontaktin që dëshironi të bashkëndani.

4

Mbajeni pajisjen tuaj dhe pajisjen marrëse shpinë më shpinë, në mënyrë që zonat

e zbulimit të NFC-së të secilës pajisje të prekin njëra-tjetrën. Kur pajisjet lidhen,

shfaqet një miniaturë e kontaktit.

5

Trokitni lehtë mbi miniaturën për të nisur transferimin.

6

Kur mbaron transferimi, informacioni i kontaktit shfaqet në ekranin e pajisjes

marrëse dhe ruhet gjithashtu në pajisjen marrëse.

Për të bashkëndarë një skedar muzike me një pajisje tjetër duke përdorur NFC

1

Sigurohuni që pajisja juaj dhe pajisja marrëse e kanë të aktivizuar funksionin NFC

dhe që të dyja ekranet janë aktive.

2

Për të hapur aplikacionin Muzika, trokitni lehtë mbi , pastaj gjeni dhe trokitni

lehtë mbi .

3

Përzgjidhni një kategori të muzikës dhe shfletoni për te pjesa muzikore që

dëshironi të bashkëndani.

4

Trokitni lehtë mbi pjesën muzikore për ta riprodhuar. Pastaj mund të takoni për

të ndërprerë pjesën. Transferimi funksionon si kur pjesa muzikore është duke u

riprodhuar ashtu edhe kur është ndërprerë.

5

Mbajeni pajisjen tuaj dhe pajisjen marrëse shpinë më shpinë, në mënyrë që zonat

e zbulimit të NFC-së të secilës pajisje të prekin njëra-tjetrën. Kur pajisjet lidhen,

shfaqet një miniaturë e pjesës muzikore.

6

Trokitni lehtë mbi miniaturën për të nisur transferimin.

7

Kur mbaron transferimi, skedari muzikës riprodhohet menjëherë në pajisjen

marrëse. Në të njëjtën kohë, skedari ruhet në pajisjen marrëse.

Për të bashkëndarë një foto ose video me një pajisje tjetër duke përdorur NFC

1

Sigurohuni që të dyja pajisjet kanë funksionin NFC të aktivizuar, dhe që të dyja

ekranet janë aktive.

2

Për të parë fotot dhe videot në pajisjen tuaj, shkoni tek Ekrani bazë, trokitni lehtë

mbi dhe pastaj gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Albumi.

3

Trokitni lehtë mbi foton ose videon që dëshironi të bashkëndani.

4

Mbajeni pajisjen tuaj dhe pajisjen marrëse shpinë më shpinë, në mënyrë që zonat

e zbulimit të NFC-së të secilës pajisje të prekin njëra-tjetrën. Kur pajisjet lidhen,

shfaqet një miniaturë e pjesës muzikore.

5

Trokitni lehtë mbi miniaturën për të nisur transferimin.

6

Kur mbaron transferimi, fotoja ose videoja shfaqet në ekranin e pajisjes marrëse.

Në të njëjtën kohë, objekti ruhet në pajisjen marrëse.

129

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të bashkëndarë një adresë uebi me një pajisje tjetër duke përdorur NFC

1

Sigurohuni që të dyja pajisjet kanë funksionin NFC të aktivizuar, dhe që të dyja

ekranet janë aktive.

2

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

3

Për të hapur shfletuesin e uebit, gjeni dhe trokitni lehtë mbi .

4

Ngarkoni faqen e uebit që dëshironi të bashkëndani.

5

Mbajeni pajisjen tuaj dhe pajisjen marrëse shpinë më shpinë, në mënyrë që zonat

e zbulimit të NFC-së të secilës pajisje të prekin njëra-tjetrën. Kur të lidhen pajisjet,

do të shfaqet një miniaturë.

6

Trokitni lehtë mbi miniaturën për të nisur transferimin.

7

Kur mbaron transferimi, faqja e uebit shfaqet në ekranin e pajisjes marrëse.

Skanimi i etiketave NFC

Pajisja juaj mund të skanojë lloje të ndryshme të etiketave NFC. Për shembull, mund të

skanojë etiketat e vendosura në një poster, në një reklamë në pankartë ose pranë një

produkti në një dyqan të shitjes me pakicë. Mund të merrni informacion shtësë, si një

adresë të Internetit.

Për të skanuar një etiketë NFC

1

Sigurohuni që pajisja ka funksionin NFC të ndezur dhe që ekrani është aktiv.

2

Vendosni pajisjen tuaj mbi etiketë, në mënyrë që zona e zbulimit NFC ta prekë atë.

Pajisja juaj skanon etiketën dhe shfaq përmbajtjen e mbledhur. Trokitni lehtë mbi

përmbajtjen e etiketës për ta hapur atë.

Lidhja me një pajisje të përputhshme me NFC-në

Mund të lidhni pajisjen tuaj me pajisje të tjera të përputhshme me NFC-në të prodhuara

nga Sony, si një altoparlant ose një kufje. Kur krijoni këtë lloj lidhje, referojuni udhëzuesit

të përdorimit të pajisjes së përputhshme për më shumë informacione.

Mund të duhet të keni të aktivizuar Wi-Fi ose Bluetooth® në të dyja pajisjet që lidhja të

funksionojë.