Nisja e pajisjes tuaj për herë të parë
Rekomandohet që ta ngarkoni baterinë për të paktën 30 minuta para se ta ndizni pajisjen
për herë të parë. Mund ta përdorni përsëri pajisjen kur është duke u ngarkuar; shikoni
Ngarkimi i pajisjes tuaj
në faqen 35.
Herën e parë që nisni pajisjen tuaj, një udhëzues konfigurimi ju ndihmon për të
konfiguruar cilësimet bazë, për të personalizuar pajisjen dhe për të hyrë në disa llogari,
p.sh. një llogari e Google™.
Për të ndezur pajisjen
Përpara se të ndizni për herë të parë pajisjen, sigurohuni që bateria të jetë e ngarkuar për të
paktën 30 minuta.
10
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
1
Shtypni dhe mbani të ulur tastin e energjisë derisa pajisja të dridhet.
2
Futni kodin PIN të kartës tuaj SIM kur kërkohet, pastaj trokitni lehtë mbi
.
3
Prisni pak çaste që të niset pajisja.
Për ta fikur pajisjen
1
Shtypni dhe mbani tastin e energjisë derisa të hapet menyja e opsioneve.
2
Në menynë e opsioneve, trokitni lehtë mbi
Fikja.
Pajisjes mund t'i duhet pak kohë për t'u fikur.