
Montimi
Pajisja juaj lejon përdorimin e kartave SIM nano.
8
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

Sigurohuni se futni kartën nano SIM në mbajtësin e kartës nano SIM përpara futjes së saj në
pajisje. Gjithashtu, mos ngatërroni folenë e kartës nano SIM me folenë e kartës së kujtesës.
Për të futur kartën nano SIM
Nëse futni kartën nano SIM ndërsa pajisja është e ndezur, pajisja ri-nis automatikisht.
1
Hiqni mbulesën për mbajtësin e kartës nano SIM.
2
Duke përdorur një thua ose një objekt tjetër të ngjashëm, tërhiqni mbajtësin e
kartës nano SIM.
3
Vendosni kartën nano SIM në mbajtësin e kartës nano SIM, pastaj ri-futni
mbajtësin.
4
Ri-bashkoni mbulesën.
Sigurohuni se ri-futni mbajtësin e kartës nano SIM në drejtimin e duhur. Kur tërhiqni mbajtësin
për të futur kartën nano SIM, mos e ktheni mbajtësin nga ana tjetër.
Për të futur kartën e kujtesës
1
Hiqni mbulesën e folesë së kartës së kujtesës.
2
Futeni kartën e kujtesës në folenë e kartës së kujtesës dhe më pas rivendosni
kapakun e folesë së kartës së kujtesës.
Për të hequr nano kartën SIM
9
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

1
Hiqeni mbulesën e foleve të nano kartave SIM.
2
Me anë të një thoi ose objekteve të tjera të ngjashme, tërhiqni jashtë mbajtësin e
nano kartës SIM.
3
Hiqni nano kartën SIM.
4
Futeni përsëri në folenë e tij mbajtësin e nano kartës SIM.
5
Rivendoseni mbulesën.
Për të hequr kartën e kujtesës
1
Fikeni pajisjen dhe hapni mbulesën për foletë e kartës së kujtesës dhe të kartës
SIM nano.
2
Shtypeni brenda kartën e kujtesës dhe më pas lëshojeni me shpejtësi.
3
Tërhiqni jashtë plotësisht kartën e kujtesës dhe hiqeni atë.
4
Mbylleni mbulesën.
Mund ta hiqni po ashtu kartën e kujtesës pa e fikur pajisjen në hapin 1. Për të përdorur këtë
metodë, në fillim duhet të çmontoni kartën e kujtesës nën
Cilësimet > Arkivi > pranë Karta SD
dhe më pas të ndiqni pjesën tjetër të udhëzimeve më sipër.