Menyja e ekranit bazë të Albumit
Me anë të menysë së ekranit bazë të Albumit mund të shfletoni te të gjitha albumet e
fotove, duke përfshirë albumet e fotove dhe të videove të bëra me kamerën e pajisjes
tuaj duke përdorur efetket speciale, si dhe përmbajtjen që bashkëndani në linjë nëpërmjet
shërbimeve si PlayMemories Online, Picasa™ dhe Facebook. Pasi të keni hyrë në
shërbime të tilla, mund të menaxhoni përmbajtjen dhe të shihni imazhe në Internet. Nga
aplikacioni Albumi, mund të shtoni edhe gjeoetiketa te fotot, të kryeni detyra bazë të
modifikimit dhe të përdorni metoda si teknologjinë pa tel Bluetooth® dhe postën
elektronike për të bashkëndarë përmbajtjen.
1
Shihni fotot dhe videot me shërbimin PlayMemories Online
2
Kthehuni tek ekrani bazë i aplikacionit të Ambumit për të parë të gjithë përmbajtjen
3
Shihni fotot dhe videot tuaja të preferuara
4
Shihni të gjitha videot e ruajtura në pajisjen tuaj
5
Shihni fotot tuaja në një hartë ose në regjimin Global
6
Shihni fotot dhe videot që keni fshirë nga pamja
7
Shihni të gjitha fotot dhe videot e bëra me kamerën e pajisjes tuaj duke përdorur efektet speciale
8
Shihni të gjitha fotot dhe videot e ruajtura në dosje të ndryshme të pajisjes suaj
9
Shihni të gjitha fotot me fytyra
10 Shihni fotot dhe videot në pajisje në të njëjtin rrjet
11 Hapni menynë e cilësimeve për aplikacionin e Albumit
12 Lëvizni lart ose poshtë për të parë përmbajtjen
13 Hapni ndihmën në Internet
Shërbimi PlayMemories Online nuk është i disponueshëm në të gjitha vendet ose rajonet.
118
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të parë fotot nga shërbimet në linjë tek Albumi
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë
Albumi, pastaj zvarritni anën e majtë të ekranit bazë të
Albumit në të djathtë.
3
Trokitni lehtë shërbimin e dëshiruar në linjë, pastaj ndiqni udhëzimet në ekran për
të filluar me të. Shfaqen të gjitha albumet e disponueshme në linjë që keni
ngarkuar në shërbim.
4
Trokitni lehtë mbi cilindo album për të parë përmbajtjen e tij, pastaj trokitni lehtë
mbi një foto në album.
5
Goditni lehtë majtas për të parë foton ose videon pasardhëse. Goditni lehtë
djathtas për të parë foton ose videon paraardhëse.