Cilësimet e aplikacionit
Disa aplikacione do të kërkojnë leje kur filloni t'i përdorni ato. Mund të lejoni ose refuzoni
lejet individualisht për secilin aplikacion ose nga menyja e Cilësimeve ose nga dialogu i
konfirmimit të Lejes. Kërkesat e lejeve varen nga skicimi i aplikacionit.
58
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Lejimi ose refuzimi i lejeve
Mund të zgjidhni nëse të lejoni ose të refuzoni leje kur shfaqet dialogu. Nëse keni
përdorur një version tjetër Android më parë, shumicës së aplikacioneve tashmë do t'u
jenë dhënë lejet e nevojshme.
Për të lejuar një leje
1
Për të lejuar një leje, trokitni lehtë mbi
Lejoni.
2
Kur të shfaqet dialogu i konfirmimit për herë të dytë, mund të zgjidhni opsionin
Mos pyet asnjëherë përsëri nëse dëshironi.
3
Një dialog gjithashtu do të shpjegojë se pse aplikacioni ka nevojë për leje dhe për
çfarë i përdor ato posatçërisht. Për të hequr këtë dialog, trokitni lehtë mbi
OK.
Për të refuzuar një leje
•
Për të refuzuar një leje, trokitni lehtë mbi
Refuzoni kur shfaqet dialogu.
Disa aplikacione ende mund të përdoren edhe nëse keni refuzuar lejet.
Lejet e rëndësishme
Disa leje janë të detyrueshme që aplikacionet të funksionojnë siç synohet. Në raste të
tilla, një dialog do t'ju informojë.
Për të lejuar leje të rëndësishme
1
Për të lejuar një leje, trokitni lehtë mbi
Vazhdo > Inform. i aplikac. > Lejet.
2
Gjeni lejen e rëndësishme që ju nevojitet.
3
Zvarriteni rrëshqitësin nga e djathta.
Gjithashtu mund të menaxhoni lejet në
Cilësimet > Aplikacionet. Takoni një aplikacion dhe
ndryshoni lejet siç dëshironi.
Për të konfiguruara aplikacione
1
Nga Ekrani bazë juaj, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Aplikacionet > .
3
Përzgjidhni një opsion të konfigurimit, për shembull
Lejet e aplikacionit, pastaj
zgjidhni një aplikacion që dëshironi të konfiguroni.
Lidhja e aplikacionit
Pajisja juaj mund të përcaktojë aplikacionin e paracaktuar për të trajtuar një lidhje të
caktuar me Internetin. Kjo do të thotë se nëse caktohet lidhja, nuk keni pse të zgjidhni një
aplikacion sa herë që hapni një lidhje. Mund t'a ndryshoni aplikacionin e paracaktuar sa
herë që të dëshironi.
Si të menaxhoni lidhjet e aplikacionit nga menyja e Cilësimeve
1
Nga Ekrani bazë juaj, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Aplikacionet.
3
Trokitni lehtë mbi dhe gjeni
Lidhjet e aplikacionit.
4
Përzgjidhni aplikacionin për të cilin dëshironi të cilësoni lidhjet e lejuara.
5
Cilësoni të dhënat e
Lidhjet e aplikacionit ndaj opsionit Hapni në këtë aplikacion.