Bateria dhe menaxhimi i energjisë
Pajisja juaj ka një bateri të integruar. Konsumi i baterisë ndryshon në varësi të tipareve të
përdorura. Për të bërë që bateria të zgjasë më shumë, duhet të merrni parasysh si më
poshtë:
35
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
•
Monitoroni konsumin e baterisë.
•
Ndiqni këshillat e përgjithshme të përdorimit për përmirësimin e rendimentit të baterisë.
•
Përdorni një regjim të kursimit të energjisë.
Pajisja juaj është e pajisur me tiparet e Kursimit të baterisë dhe të kursimit të energjisë së
Android për të ndihmuar në zvogëlimin e konsumit të baterisë për pajisjen tuaj. Tiparet e
kursimit të energjisë të Android ekzekutohen në sfond dhe mund ta aktivizoni ose ta
çaktivizoni vetë Kursimin e baterisë.
Tiparet e kursimit të energjisë kufizojnë të dhënat në sfond për të kursyer energji, kështu
që nëse nuk dëshironi të ketë ndikim te një aplikacion, mund ta përjashtoni atë në
menynë e Optimizimit të baterisë.
Përditësimet e sistemit mund t'i ndryshojnë regjimet e disponueshme të kursimit të energjisë
në pajisjen tuaj.
Për të parë konsumin tuaj të baterisë dhe kohën e vlerësuar të baterisë
1
Nga Ekrani bazë juaj, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Përdorimi i baterisë. Një shikim i përgjithshëm
shfaqet duke treguar të dhënat e përdorimit të baterisë dhe një kohë të vlerësuar
të baterisë.
3
Shqyrtoni informacionin, pastaj vazhdoni siç kërkohet, për shembull, çinstaloni një
aplikacion ose kufizoni përdorimin e tij.
Për të parë konsumin e baterisë për aplikacionet
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Aplikacionet.
3
Përzgjidhni një aplikacion dhe rishikoni konsumin e tij të baterisë nën
Përdorimi i
baterisë.
Këshilla të përgjithshme të përdorimit për përmirësimin e rendimentit të baterisë
Këshillat e mëposhtme mund t'ju ndihmojnë që të përmirësoni rendimentin e baterisë:
•
Ulni nivelin e ndriçimit të ekranit; shikoni
Cilësimet e ekranit
në faqen 57.
•
Çaktivizoni Bluetooth®, Wi-Fi dhe shërbimet e vendndodhjes kur nuk keni nevojë
për këto tipare.
•
Fikeni pajisjen tuaj ose përdorni regjimin në aeroplan nëse jeni në një zonë pa
mbulim me sinjal ose me sinjal të dobët. Në rast të kundërt, pajisja juaj do të
skanojë vazhdimisht për rrjete të disponueshme dhe kjo konsumon energji.
•
Përdorni një rrjet Wi-Fi në vend të roaming kur jeni jashtë shtetit. Roaming skanon
për rrjetin tuaj bazë dhe ka kërkesa më të larta për baterinë, pasi pajisja duhet të
transmetojë me një energji dalëse më të lartë; shikoni
Wi-Fi
në faqen 46.
•
Ndryshoni cilësimet e sinkronizimit për postën elektronike, kalendarët dhe
kontaktet; shikoni
Sinkronizimi me llogaritë në linjë
në faqen 53.
•
Kontrolloni aplikacionet që kanë një konsum të lartë të baterisë dhe kini parasysh
këshillat për kursimin e baterisë që jepen në pajisjen tuaj për këto aplikacione.
•
Ndryshoni nivelin e njoftimeve për një aplikacion; shikoni
Njoftimet
në faqen 29.
•
Çaktivizoni lejen për bashkëndarjen e vendndodhjes për një aplikacion; shikoni
Cilësimet e aplikacionit
në faqen 58.
•
Çinstaloni aplikacionet që nuk po përdorni; shikoni
Ekrani i aplikacioneve
në
faqen 25.
•
Përdorni një pajisje pa duar origjinale të Sony™ për të dëgjuar muzikë. Pajisjet pa
duar konsumojnë më pak bateri se altoparlantët e pajisjes tuaj.
•
Rindizeni pajisjen herë pas here.
Optimizimi i baterisë
Optimizimi i baterisë është një regjim i integruar i fuqishëm dhe i dobishëm që përmirëson
në mënyrë të ndjeshme jetëgjatësinë e baterisë tuaj duke zvogëluar konsumin e baterisë
kur nuk jeni duke e përdorur pajisjen ose disa aplikacione.
Kjo arrihet duke pezulluar aktivitetet e rrjetit që harxhojnë baterinë, si shërbimet e
vendndodhjes, sinkronizimin dhe skanimin për Wi-Fi në sfond kur nuk e keni përdorur
pajisjen tuaj për një kohë të gjatë.
36
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Telefonatat dhe mesazhet SMS nuk ndikohen.
Nuk mund ta çaktivizoni Optimizimin e baterisë, por mund të bëni përjashtime për
aplikacione të caktuara.
Për të bërë përjashtime të aplikacioneve të caktuara nga optimizimi
Mund të përjashtoni aplikacione nga optimizimi përmes Fjetjes dhe Gatishmërisë së
aplikacionit.
1
Nga Ekrani bazë juaj, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Përdorimi i baterisë.
3
Trokitni lehtë mbi dhe përzgjidhni
Optimizimi i baterisë. Do të shihni një listë të
aplikacioneve që nuk janë optimizuar.
4
Për të shtuar ose hequr aplikacione nga kjo listë, trokitni lehtë mbi
Nuk është
optimizuar > Të gjitha aplikacionet dhe përzgjidhni një aplikacion nga lista për të
modifikuar cilësimet e optimizimit të tij.
5
Lista e aplikacioneve që nuk janë optimizuar do të përditësohet në përputhje me
cilësimet tuaja. Këto cilësime janë të vlefshme për Fjetjen dhe Gatishmërinë e
aplikacionit.
Gjithashtu mund të konfiguroni
Optimizimi i baterisë nga menyja Aplikacionet duke trokitur
lehtë mbi .
Kursimi i baterisë
Kursimi i baterisë është një tipar i fuqishëm për të përmirësuar jetën e baterisë duke
zvogëluar shërbimet që harxhojnë baterinë, si vibrimi, shërbimet e vendndodhjes dhe
shumicën e të dhënave në sfond. Mund t'a aktivizoni atë me dorë ose t'a cilësoni që të
aktivizohet automatikisht kur arrithet një nivel i caktuar i përqindjes së baterisë.
Kursimi i
baterisë fiket kur pajisja juaj është duke u karikuar.
Për të ndezur/fikur kursyesin e Baterisë
1
Nga Ekrani bazë juaj, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Përdorimi i baterisë.
3
Trokitni lehtë mbi dhe përzgjidhni
Kursimi i baterisë.
4
Trokitni lehtë mbi çelësin e ndezjes-fikjes për t'a ndezur/fikur shfaqet në shiritin
e gjendjes kur ky regjim është aktiv.
Për t'a cilësuar atë automatikisht, thjesht trokitni lehtë mbi
Aktivizo automatikisht dhe
përzgjidhni opsionin e preferuar.